Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti ka prezantuar programin qeverisës të kësaj partie.
Hoti ka premtuar zhvillim ekonomik të vendit me investime 6 miliardë euro në shtatë vitet e ardhshme.
Me këto investime të mëdha, Hoti ka thënë se do ta kthejnë Kosovën në nyje gjeopolitike sa i përket aktivitetit ekonomik.
“Kemi plan të madh të investimeve deri në 6 miliardë euro për 7 vitet e ardhshme dhe pjesë e këtyre investimeve është edhe plani i BE për vendet e Ballkanit Perëndimor. Me këto investime të mëdha të mbështetura edhe nga partnerët ndërkombëtarë do ta kthejmë Kosovën në nyje gjeopolitike sa i përket aktivitetit ekonomik sepse do të integrohen të gjitha format e infrastrukturës”, u shpreh Hoti ndër të tjera.
Ai po ashtu ka premtuar rritje të pagës minimale në 300 euro dhe heqjen e nivelizimit të pagës minimale sipas moshës, siç është aplikuar deri më tani.
“Do ta rrisim pagën minimale në 300 euro dhe do ta heqim nivelizimin e pagës minimale sipas moshës. Nga vitit 2023 nuk do të ketë pensione që janë më të ulëta sesa paga minimale”, u shpreh Hoti. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.