Zv.kryeministri në detyrë, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në zbulimin e memorialit “Kosova kujton”, në nderim të viktimave të 11 shtatorit të vitit 2001 në ShBA.
Ai përmes një shkrimi në Facebook thotë se 11 shtatori kujtohet në botë si ditë e dhimbjes por edhe ditë e kthesës, shkruan Reporteri.net.
Postimi i Hoxhajt:
11 shtatori kujtohet në botë si ditë e dhimbjes por edhe ditë e kthesës. Humbja e jetëve të pafajshme me 11 shtator bashkoi tërë botën në luftën kundër të keqës globale.
Ajo ditë, dëshmoi se themeli i lirisë, paqes dhe sigurisë globale është çdo herë e më i palëkundur kur popujt bashkohen për të mirën e përgjithshme.
Populli i Kosovës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan!
Sot, së bashku me ambasadorin amerikan, Philip Kosnet dhe kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinaj, zbuluam memorialin “Kosova kujton”, në nderim të viktimave të 11 shtatorit të vitit 2001 në ShBA. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.