×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Hoxhaj: Bashkimi me Shqipërinë duhet të shqyrtohet si opsion sekondar

    Reporteri
    06 Shkurt 2021 | 9:06

    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj, mbrëmë ka folur rreth idesë se një konfederate ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.


    Sipas tij Kosova nuk mund të qëndrojë në pafundësi si një shtet i pa përmbyllur.

    “Duhet çdo kush ta kuptojë në rajon dhe Evropë se ne nuk mund të qëndrojnë në pafundësi një shtet i pa përmbyllur”, është shprehur Hoxhaj.

    Tutje, ai tha se një ekziston mundësia që Kosova të përfundojë në konfederatë me Shqipërinë.

    “Mundësia e një konfederate me Shqipërinë duke e ruajtur shtetësinë tonë. Kjo është temë që do duhej të diskutohej përtej debatit zgjedhor. Temë që do duhej të diskutohej më shtruar”, ka thënë Hoxhaj në T7.

    Ai gjithashtu sqaroi se mundësia e bashkimit me Shqipërinë është opsion sekondar.

    “Derisa të kemi Administratën Biden, Administratën Merkel dhe Brukselin, unë mendoj se ky duhet të jetë opsioni i parë, pra për t’u anëtarësuar në OKB. Konfederata me Shqipërinë duhet të shqyrtohet si opsion sekondar”, shtoi Hoxhaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!