×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Hoxhaj: BE-ja e padrejtë ndaj Kosovës për vizat, kjo qasje duhet të marrë fund

    Reporteri
    07 Shkurt 2021 | 18:40

    Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shpalosur në një video shtyllat kryesore të programit të këtij subjekti për zgjedhjet e 14 shkurtit.


    Ai ka thënë se prioritet është ndërhyrja në ekonominë e goditur nga pandemia dhe rritja e pagës minimale për punëtorët, transmeton Klan Kosova.

    “Prioriteti i parë është ndërhyrja në ekonominë e goditur nga pandemia, ku do ta themelojmë fondin 1 miliard euro. Gjysma e tij do të shkojnë direkt për bizneset dhe punëtorët; Do ta rrisim pagën minimale për punëtorët nga 170 në 300 euro”.

    “Do ta rrisim pagën e veteranëve deri në 300 euro dhe nuk do të ndërpritet pensioni nëse kanë kontratë pune; Do të themelojmë fondin 15 milionë euro vetëm për të rinjtë, që të fillojnë binzneset e tyre”.

    Hoxhaj e përmendi edhe planin për rimëkëmbjen e shëndetësisë.

    “Kur jemi tek shëndetësia, prioritet i parë është vaksinimi i popullatës kundër COVID. Çdo familje në Kosovë do ta ketë mjekun familjar. 580 forma barnash falas për të sëmurët kronik (si diabet, hipertension, sëmundje të zemrës dhe sëmundje tjera). Shërbimet e para të sigurimeve shëndetësore në 100 ditshin e parë të qeverisjes tonë; Paga e mjekut specialist do të rritet deri në 1500 euro dhe për infermierët mbi 650 euro”.

    Hoxhaj tha se do ta forcojë dhe përmirësojë imazhin e Kosovës në botë.

    “Do ta mbrojmë sovranitetin e Kosovës, konsolidojmë njohjen ndërkombëtare dhe forcojmë lidhjet vëllazërore me Shqipërinë. Ato strategjike me Amerikën dhe BE-në. Prandaj qëllimi kryesor është anëtarësimi i Kosovës në OKB, në Bashkim Europian, në NATO, dhe përmbyllja e dialogut me Serbinë. Sa i përket liberalizimit të vizave, BE-ja është e treguar e padrejtë ndaj nesh dhe kjo qasje duhet të marrë fund”, ka thënë Hoxhaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!