×
  • Lajme
  • -->
    Pa kategori

    Hoxhaj: Mjekëve dhe infermierëve do t’ua rrisim pagat për 30% në muajt e parë të qeverisjes

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 19:59

    Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ka thënë se me qeverisjen e PDK-së do të rriten pagat për 30% që në muajt e parë.


    Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se me programin e rimëkëmbjes, PDK së bashku me mjekët dhe infermierët do ta rimëkëmbin shëndetësinë.

    “Për këta heronj të kësaj kohe, deri në 30% do t’i rrisim pagat ? që në muajt e parë të qeverisjes së PDK-së.”, ka shkruar Hoxhaj.

    Lexoni të plotë statusin e tij në Facebook:

    Vizitova mjekët dhe infermierët në Spitalin Rajonal të Prizrenit ? dhe i falenderova për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë gjatë pandemisë ?.

    Me programin e rimëkëmbjes, së bashku me mjekët dhe infermierët do ta rimëkëmbim shëndetësinë. Për këta heronj të kësaj kohe, deri në 30% do t’i rrisim pagat ? që në muajt e parë të qeverisjes së PDK-së.

    Të gjithë do të trajtohen dinjitetshëm me PDK-në! #Rimëkëmbje

    #Shpërndaje këtë postim në mbështetje të mjekëve dhe infermierëve tanë! ?

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!