Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka premtuar se nëse zgjedhet kryeministër vendimin e parë që do ta marrë është ta bëjë Prizrenin zonë ekonomike.
Ai përmes një statusi në Facebook ka shkruar se Plani i Rimëkëmbjes është plan për zhvillimin e bizneseve, për rritjen e punësimit dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë.
Postimi i tij:
Plani i Rimëkëmbjes është plan për zhvillimin e bizneseve. Është plan për rritjen e punësimit dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë.
Para shumë biznesmenëve prizrenas, dje prezantova Planin e Rimëkëmbjes, i cili parasheh fondin prej 1 miliard euro për rimëkëmbjen ekonomike, ku 500 milionë euro do të jenë të dedikuara vetëm për bizneset.
Prizreni është qendër e kulturës dhe historisë sonë. Por, ndër vendimet e para që do të marr si kryeministër, do të jetë vendimi për ta bërë Prizrenin edhe zonë ekonomike.
Ne do të ofrojmë lehtësira fiskale për bizneset, përkrahje direkte përmes granteve investive dhe subvencioneve, por edhe siguri për çdo investitor, duke e themeluar Gjykatën Komerciale.
#PDK134 #Rimëkëmbje #HoxhajKryeministër
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.