Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, derisa ka mbajtur një takim me qindra të rinj nga Malisheva, ka dhënë mesazhe të forta dhe porosi të qarta se kush duhet te vonohet në këto zgjedhje.
Sot nga Malisheva, qindra të rinj aderuan në Partinë Demokratike të Kosovë, e kjo u bë e ditur përmes një tubimi në këtë qytet ku prezent ishte edhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj.
Hoxhaj, para të rinjve porositi që të mos votohen ata që nuk mund ta kalojnë as pragun, e madje të mos votohen as ata që s’mund ta mbajnë qeverinë as për 50 ditë.
“Mos hidhni votë për ata që s’mund ta kalojnë pragun, e as për ata që i fitojnë do vota po s’mund të rrijnë as 50 ditë në pushtet”, ka thënë Hoxhaj.
Derisa ka shpalosur planin e rimëkëmbjes në fushën e ekonomisë, drejtësise e të shëndetësisë, Hoxhaj ka thënë se fitorja e PDK-së tashmë ka nisur në Malishevë, para përkrahjes së madhe që mori sot nga qindra të pranishëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.