×
  • Lajme
  • -->
    Pa kategori

    Idrizi nga Drenica: Sonte u vulos fitorja e PDK-së

    Reporteri
    03 Shkurt 2021 | 23:13

    Kandidatja e PDK-së për deputete, Valdete Idrizi në ditën e parë të fushatës parazgjedhore pas një tubimi në Skenderaj ka thënë se ky qytet sot e vulosi fitoren e kësaj partie.


    Ajo ka thënë se ishte një natë e mrekullueshme në Drenicë dhe entuziazmi i banorëve të kësaj pjese ishte i madh për PDK-në.

    “Çfarë nate e mrekullueshme në Drenicë. Çfarë entuziazmi i paparë për Partinë Demokratike të Kosovës. Skenderaj sonte madhështor siç është, kishte edhe pritjen madhështore për kryeministrin në ardhje Enver Hoxhaj. Edhe këtë herë qyteti i trimave e trimëreshave e vulosi fitoren e PDK-së dhe programit të #Rimëkëmbjes”, tha ajo.

    Idrizi nëpërmjet një postimi në Facebook ka falënderuar qytetarët e Skenderajt për përkrahjen.

    “Faleminderit Drenicë, vendlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe bashkëthemeluesve të UÇK-së, PDK-së e të shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Bashkë për #Rimëkëmbjen e Kosovës”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!