Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka gjetur personin që sipas tij solli njohjen e Izraelit. Mustafa ka thënë se ishte kryeministri Avdullah Hoti ai që e arriti njohjen zyrtare të Kosovës nga shteti izraelit.
“Hoti është njëri që na solli njohjen nga Izraeli dhe nënshkroi marrëveshjen e parë në Shtëpinë e Bardhë”, deklaroi Mustafa, shkruan Reporteri.net.
Sipas Mustafës kryeministri në detyrë Hoti është njeri i mençur e i urtë që di t’i zgjidhë problemet e qyttetarëve të Kosovës.
Marrëveshja e Washingtonit u nënshkrua me 4 shtator nga Kryeministri Hoti në Shtëpinë e Bardhë nga ku edhe u sigurua njohja e Izraelit për shtetësinë e Kosovës.
Ndryshe, LDK sot ka hapur fushatën zyrtarisht në qytetin e Podujevës, dikur bastion i saj të cilin e humbi në zgjedhjet e parakohshme lokale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.