×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Isa Mustafa letër Këshillit të Përgjithshëm, ua kërkon votën për nominimin e Hotit kandidat për kryeministër

    Reporteri
    30 Dhjetor 2020 | 21:00

    Pas vendimit që Avdullah Hoti të jetë kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që pritet të mbahen në fillim të këtij viti, kryetari i LDK-së Isa Mustafa u është drejtuar me një letër anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.


    Në letrën që e ka siguruar Gazeta Online “Reporteri.net”, ai u ka bërë pyetje anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm.

    Mustafa i ka pyetur ata: A e përkrahni propozimin e Kryesisë së LDK-së që z. Avdullah Hoti të përcaktohet kandidat për Kryeministër?

    Votoni me njërën nga këto përgjigje: PO, JO , Abstenoj

    Ai ka kërkuar që përgjigjen ta kthejnë deri nesër e enjte, 31 dhjetor 2020 në ora 12:00/

    Letra e plotë:

    Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

    Kryesia e LDK-së në mbledhjen e sotme të datës 30 dhjetor 2020, trajtoi propozimin për kandidat për kryeministër nga radhët e LDK-së, në zgjedhjet që priten të mbahen pas publikimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

    Në këtë mbledhje sikurse edhe në mbledhjen e datës 26 dhjetor, Kryesoa vlerësou punën e Qeverisë dhe Kryeministrit Hoti.

    Kryesia konstaoi se Qeveria Hoti ka bërë një punë të mirë dhe në interes të vendit në rrethana shumë të rënda që po kalon vendi. Ka rivendosur besimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, ka riparuar marrëdhëniet me SHBA dhe me BE-në, Ka siguruar një program cilësor të rimëkëmbjes ekonomike. Është cilësuar si qeveri që ka luftuar korrupsionin dhe ka vënë standarde të shtetit ligjit. Bazuar në këtë, Kryesia vlerësoi se ka besim të plotë që z.Hoti të vazhdojë të jetë kandidat i yni për Kryeministër, (përkrahje që ai e mori në prill të këtij viti nga Kryesia dhe Këshillit i Përgjithshëm).

    Sipas nenit 24 të Statutit të Lidhejs Demokratike të Kosovës, Këshilli i Përgjithshëm me propozimin e Kryesisë përcakton kandidatin për Kryeministër nga radhët e LDK-së.

    Në pamundësi që të takohemi për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, kërkoj që të deklaroheni përmes e-meaili me sa vijon:

    A e përkrahni propozimin e Kryesisë së LDK-së që z. Avdullah Hoti të përcaktohet kandidat për Kryeministër?

    Votoni me njërën nga këto përgjigje: PO, JO , Abstenoj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!