Ish-anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Donika Gërvalla përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar mërgimtarët për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Por, ish- bashkëpartiaku i saj, njëherësh kandidati për deputet nga LDK’ja, Hatim Baxhaku në një koment në postimin e Gërvallës në Facebook, i tha asaj që po bën popullizëm primitiv.
“Hajde popullizëm primitiv hajde”, i shkroi ai Gërvalllës në postim.
Më poshtë mund ta gjeni postimin e plotë të Gërvallës:
Të dashur mërgimtarë,
vëllezër e motra,
Rreth 200.000 regjistrime për të votuar nga mërgata. Çfarë shifre!
Asnjëherë në historinë tonë të deritanishme nuk kemi pasur uragan të tillë të pjesëmarrjes së mërgatës në zgjedhjet e vendit. Ky është një referendum historik dhe unik i mërgatës për dinjitet dhe demokraci. Sa krenare jam që jam njëra nga ju.
Të gjithë së bashku e kemi një qëllim: t’ia kthejmë vendin qytetarit nga ata që e kanë vjedhur dhe plaçkitur deri sot.
Para më shumë se 20 vjetësh kemi dëshmuar që me mençuri dhe guxim dijmë të çlirohemi nga armiku shekullor. Edhe këtë herë me guxim dhe mençuri dhe me mërgatën në krah, shtetin do t’ia kthejmë qytetarit.
Nga zemra ju falënderoj që nuk jeni stepur nga pengesat e shumta të qëllimshme, vetëm e vetëm për t’ju bërë të dorëzoheni.
Sa e bekuar është Kosova me mërgatën që ka.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.