×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ish-këshilltari i Thaçit: Prijësi i ri i listës së VV-së do të jetë viktima e radhës politike e Kurtit

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 11:48

    Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka thënë se kandidati i cili do t’i prijë listës së Lëvizjes Vetëvendosje, do të jetë viktima e radhës politike e Albin Kurtit.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Behramaj ka thënë se Glauk Konjufca ka nisur fushatën publike të besnikrisë nga frika e, siç e quan ai, gijotinës së tij, shkruan Reporteri.net.

    “Kriter i vetëm i besnikërisë aty janë sulmet dhe kërcënimet e institucioneve shtetërore, si rrugë e duhur për Krejt dhe Drejt vetëvendosjes.”, ka shkruar tutje Behramaj.

    *‘Gijotina’ është vegël me thikë të madhe që bie me forcë për t’i prerë kokën një të dënuari me vdekje.*

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Ai që do t’i prijë listës së Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë viktima e radhës politike e Albin Kurtit. Konjufca e ka nisur fushatën publike të besnikërisë nga frika e “gijotinës” së tij. Kriter i vetëm i besnikërisë aty janë sulmet dhe kërcënimet e institucioneve shtetërore, si rrugë e duhur për Krejt dhe Drejt vetëvendosjes.

    Kudo në botë, ndër të tjera, institucionet ua ruajnë qytetarëve të tyre edhe njerëzillëkun. Ato nuk kanë sesi të mbrohen vetë, por duhet të mbrohen, po ashtu, nga vetë njerëzit!

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!