×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ish-luftëtari nga Malisheva akuzon Fatmir Limajn që në 2014-ën e largoi nga puna pasi mbështeti PDK-në

    Reporteri
    28 Janar 2021 | 23:57

    Gazmend Kryeziu nga Malisheva, një ish-luftëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka akuzuar liderin e NISMA’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj se e largoi nga puna në vitin 2014 vetëm pse ai ishte mbështetës i Partisë Demokratike të Kosovës.


    “Ndale veten Fatmir Limaj sepse fundi po të vjen. Fatmir Limaj po thirresh në moton tënde me “Çlirimtarët” e që asnjëher nuk i mbrojte Çlirimtarët. Fatmir ku ishe ti gjatë vitit 2014 kur ti largove nga puna pikërisht çlirimtarët? Unë jam njëri ndër ata që ju më larguat nga puna dhe se e di edhe arsyen pse me larguat nga puna: E para sepse isha mbështetës i Partisë Demokratike të Kosovës dhe e dyta sepse isha luftëtar i njesitit “Lumi ” me komandant Isni Kilaj”, ka shkruar ai.

    Ky reagim i tij është nxitur nga deklaratat e kryetari të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili gjatë një takimi elektoral që ka mbajtur në Malishevë, duke bërë fushatë kundër kandidatit të PDK-së, Enver Hoxhaj, pasi që PDK kishte vendosur të mos garonte në zgjedhjet e 14 shkurtit në koalicion me Nismën.

    “Në kohën kur unë se bashku më bashkëluftëtarë të mi dhe tjerë luftonim për lirinë e Kosovës, Enver Hoxhaj nga Vjena thoshte se do të kërkojë azil në Beograd, nëse UÇK e fiton luftën. Prandaj, i ftoj të gjithë bashkëluftëtarët e mi që të mos e votojnë dikë i cili më dëshirë do të kërkonte azil në Beograd sesa të shihte fitoren e UÇK-së”, ka thënë Limaj.

    Sipas PDK-së, kjo deklaratë e Fatmir Limajt për Enver Hoxhajn lidhur me UÇK-në është një fake news i shpërndarë në Facebook, me qëllim për ta goditur Hoxhajn, i cili po e drejton PDK-në pas shkuarjes në Hagë të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, dhe me qëllim për ta konfuzuar elektoratin e PDK-së si trashëgimtare të UÇK-së.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!