×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Islam Lauka: Haradinaj dy herë e ka mbrojtur pastërtinë dhe nderin e shqiptarëve

    Reporteri
    03 Shkurt 2021 | 10:44

    Analisti politik, Islam Lauka, në ‘Debat Zgjedhor’ të Klan Kosovës, u shpreh se Ramush Haradinaj ka kontribute të jashtëzakonshme.


    Lauka u shpreh se Haradinaj dy herë e ka mbrojtur pastërtinë dhe nderin e shqiptarëve.

    “Kur vjen fundi është çështje numrash sepse duhen dy të tretat e deputetëve për t’u zgjedhur si president. Si figurë, integritetin, lojalitetin, e ka. Unë e kam quajtur në një libër Haradinajn, autonomist sepse edhe në rastin e fundit, me tarifën ndaj Serbisë ai qëndroi si burrë dhe nuk ju nënshtrua presionit, dhe në fund pranoi të japë dorëheqje dhe shkoi. Është e diskutueshme nëse numri prej 80 votave do të jetë pro tij”, deklaroi Lauka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!