×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Jetlir Zyberaj: Këmbët serbe nuk do të shkelin përsëri Kosovën

    Reporteri
    31 Janar 2021 | 22:06

    Jetlir Zyberaj, kandidat i AKR-së për deputet, ka qëndruar sot në Podujevë ku ka takuar Ekrem Hysenin, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të përkujtuar heroizmin dhe luftën e për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.


    Ai ka shkruar në Facebook se për sa kohë që ekziston tradita e lirisë në Llap dhe fryma e UÇK-së, këmbët serbe nuk do të shkelin përsëri Kosovën, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Në Podujevën e Zahir Pajazitit, me Dr. Ekrem Hysenin, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të përkujtuar heroizmin dhe luftën e për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

    Ka një arsye të qartë pse kufiri me Serbinë u ndal në Merdare, sepse për sa kohë që ekziston tradita e lirisë në Llap dhe fryma e UÇK-së, këmbët serbe nuk do të shkelin përsëri Kosovën.

    Llapi i Zahir Pajazitit, Hakifit, Ali Ajetit dhe burrave e grave mendjendritura, janë garanca jonë për këtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!