×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kadri Veseli nga Haga e thirrë në telefon Enver Hoxhajn gjatë tubimit në Skenderaj

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 15:49

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj mbrëmë ka pranuar një telefonatë nga Kadri Veseli.


    Në një video të publikuar nga tubimi madhështor që ka mbajtur PDK-ja mbrëmë në Skënderaj, Hoxhaj me të marrë fjalën tregon që sapo ka biseduar me Veselin, i cili e ka pyetur ku je. Hoxhaj nga Drenica thotë qe dhembjen e përjetuar më 5 nëntor, PDK-ja e ka shndërruar në forcë dhe vullnet të ri.

    Me të dëgjuar këto fjalë, të pranishmit në sallë ngriten në këmbë duke brohoritur dhe duartrokitur.

    “Më thirri kryetari i partisë Kadri Veseli dhe më pyeti tha ku je, i thash natyrisht në Drenicë, ku tjetër. Kjo telefonatë të cilën unë e mora tregon se sa më dhembje dhe sa me krenari ne si PDK hyjmë në këto zgjedhje. Kjo tregon se si ne kemi arritur që dhembjen, mllefin, që e kemi përjetuar me 5 nëntor sot këtu në Skënderaj, po më herët isha në Mitrovicë, në Vushtrri dhe kudo në Kosovë e kemi shndërruar në vullnet të ri, e kemi shndërruar në forcë të re dhe PDK po fiton fuqishëm me 14 shkurt.”, thotë ai.

     

    *Artikull i sponsorizuar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!