×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kërkesa e Haxhi Avdylit pasi Vjosa Osmani hapi zyrën në Prizren: A keni bërë najsen me pi e me hangër

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 20:32

    Lista e Vjosa Osmanit sot ka hapur zyrën e saj në qytetin e Prizrenit, ku pranë vetes kishte Doniak Gervallën e Haxhi Avdylin.


    Pasi Osmani mbajti fjalimin e saj ku bëri thirrje qytetarëve të votojnë për ndryshim, Haxhi Avdyli, kishte një kërkesë për zyrtarët e Listës.

    Ai kërkoi një prej zyrtarëve që të sjellin diç për të ngrënë e pirë.

    “Meqenëse siç tha presidentja ky takim do të zgjatë shkurt, po shpresoj që na keni bo najsen me pi e me hangër”, i tha Avdyli njërit prej zyrtarëve të Listës së Vjosës në Prizren, shkruan Reporteri.net.

    “Artan a i kemi në dhomën tjetër, apo po i bijmë këtu, po e bëjmë një nej pa protokoll”, tha Avdyli.

     

    Pas kësaj Osmani, Gërvalla dhe aktivistët e tjerë u ngritën në këmbë që me një aheng të festojnë hapjen e zyrës në Prizren. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!