×
  • Lajme
  • Pa kategori

    KGJK-ja i kthen përgjigje KQZ-së: Të dhënat për 47 kandidatët e dënuar janë të sakta

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 17:47

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror Zgjedhor për të vërtetuar se a është e saktë lista prej 47 kandidatëve të dënuar në 3 vitet e fundit.


    Këtë e ka bërë të ditur, Valdete Daka në mbledhjen e KQZ-së, shkruan Reporteri.net.

    Daka tha se KGJK-ja i ka kthyer përgjigje KQZ-së se lista me 47 persona të dënuar me aktgjykim të formës së prerë është e saktë.

    Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim sot i ka propozuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë.

    Mbledhja e KQZ-së është duke vazhduar ku pritet të vendoset për certifikimin ose jo të kandidatëve që kanë probleme me ligjin./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!