Kosovarët janë duke i ruajtur 3.3 miliardë euro nëpër bankat komerciale. Pjesa dërmuese e kursimeve janë të ekonomive familjare.
Të dhënat e publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës për muajin mars thuhet se 2.3 miliardë janë para të depozituara nga ekonomitë familjare dhe vetëm 825 milionë nga ndërmarrjet.
Rritja vjetore e depozitave është 10.1%. Rritja vjetore e depozitave të ekonomive familjare është 7.7% kurse për ndërmarrjet është 19.8%.
Sipas të dhënave të BQK-së, në bankat komerciale në Kosovës janë depozituara 167.9 milionë euro në valutën jo euro.
Norma e interesit në depozita nga bankat komerciale është 1.5%. Norma e interesit në depozitat për ekonomitë familjare është 1.3%, prej të cilave 0.0% të transferueshme, 0.3% të kursimeve, 1.3% të afatizuara.
Norma e interesit në depozita për ndërmarrjet është 2.1%, prej të cilave 0.0% të transferueshme, 0.5% të kursimeve dhe 2.1 % të afatizuara.
Kurse dallimi i normës kredi-depozitë është 5.2 pikë të përqindjes.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, në territorin e Kosovës janë gjithsej 10 banka komerciale.
Prej gjithsej 10 bankave komerciale, 8 janë në pronësi të huaj.
Këto 10 banka komerciale kanë të shtrira 218 njësi në të gjithë Kosovën. Kurse numri i personave të punësuar nëpër bankat komerciale është 3276.
Këto të dhëna janë të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës. Vlerat janë të llogaritura për muajin mars 2019 (në mungesë, dhjetor 2018).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.