×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Konjufca: E zhvendosim Ambasadën tonë nga Jerusalemi nëse BE na kushtëzon

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 22:26

    Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, është deklaruar në lidhje me vendimin për hapjen e Ambasadësë së Kosovës në Jerusalem, shkruan Reporteri.net.


    Konjufca ka thënë se nëse BE kërkon zhvendosjen e Ambasadës diku tjetër atëherë ky vendim duhet të rishqyrtohet.

    “Ambasada do të mbetet aty ku është deri nëse eventualisht ne kushtëzohemi të mos jetë aty. Nëse gjatë procesit të integrimeve evropiane, BE e kushtëzon hyrja tonë në BE përmes ndryshimit të lokacionit të Ambasadës sonë në Jerusalem, unë mendoj se kjo do të duhej të rishqyrtohej meqenëse për Kosovën është jetike që ne të bëhemi pjesë e BE-së”, tha Konjufca, shkruan Reporteri.net.

    Konjufca ka thënë vendimi për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem ka qenë politikë jo e mençur e ish-kryeministrit Hoti dhe MPJ.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!