×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Konjufca: Krejt bashkë kundër VV, prandaj këto zgjedhje janë referendum

    Reporteri
    03 Shkurt 2021 | 20:51

    Glauk Konjufca, nënkryetar i VV-së, i ftuar në Kanal 10, ka thënë se se qytetarët e Kosovës po kërkojnë qeveri më të përgjegjshme.


    Sipas Konjufcës në përceptimin e qytetarëve në këto zgjedhje janë vetëm dy grupe politike VV dhe të tjerët.

    “VV në njërën anë që shtyen përpara interesat e qytetarëve dhe paraqet ndryshimin rrënjësor dhe, në anën tjetër, të gjithë të tjerët, të cilët i kanë qëllimet e njëjta siç u pa kur u bënë bashkë për ta rrëzuar Qeverinë Kurti”, tha Konjufca në emisionin Prime Time, shkruan Reporteri.net.

    Konjufca shpjegoi se pse VV beson se këto zgjedhje janë referendum.

    “Kësaj radhe është vërtetë referendum. Këto zgjedhje kanë tipare plebishitare sepse kësaj here votohet nëse je për me vazhdu gjendja e njëjtë apo me i dhënë një shancë ndryshimit. Për shkak të këtij polarizimi ne e kemi quajtur referendum”, shtoi Konjufca, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka përmendur vendimin për kthimin e ambasadorëve në Prishtinë si një nga arsyet të bashkimit të partive të tjera kundër Qeverisë Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!