×
  • Lajme
  • Pa kategori

    KQZ aprovon mbi 10 mijë aplikacione nga votuesit jashtë Kosovës

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 14:29

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka aprovuar 10 mijë e 172 aplikacione nga votuesit jashtë Kosovës.


    KQZ bën të ditur se prej 14 mijë e 307 aplikacioneve për regjistrim, për 13 mijë e 138 aplikacione është bërë vlerësimi i zotësisë juridike, ku të aprovuara janë 10 mijë e 172.

    KQZ më tej, ka njoftuar se janë refuzuar 2 mijë e 426 aplikacione për regjistrim, të cilët duhet të dërgojnë dokumente mbështetëse me qëllim të aprovimit.

    Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!