×
  • Lajme
  • Pa kategori

    KQZ njofton mërgatën për datat dhe mënyrën se si mund të votohet

    Reporteri
    02 Shkurt 2021 | 21:07

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka filluar periudha e votimit përmes postës. Afati i fundit për të votuar është 12 shkurti, njofton KQZ.


    Njëkohësisht, KQZ-ja ka treguar edhe se si duhet të plotësohet fletëvotimi, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftimin e KQZ-së mund të kuptohet edhe se si duhet ta dërgoni pakon me fletëvotim në adresë të KQZ-së.

    Njoftimi i plotë i KQZ-së:

    Periudha e Votimit Përmes Postës

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës se periudha e votimit përmes postës ka filluar me 2 shkurt dhe përfundon me 12 shkurt 2021.

    Si plotësohet fletëvotimi? Në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ju mund të votoni vetëm për një Subjekt Politik të renditur në anën e majtë të fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votoni deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik.

    Fletëvotimin dhe broshurën me emrat e kandidatëve për secilin subjekt politik mund t’i gjeni në linkun: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per…/votimi-me-poste/

    Si duhet ta dërgoni pakon me fletëvotim në adresë të KQZ-së?

    • Fletëvotimin e plotësuar vendosni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni. Kjo do të ruajë fshehtësinë e votës suaj.

    • Zarfin e pashënuar dhe kopjen e një dokumenti identifikues të vlefshëm vendoseni në zarfin e kthimit, në të cilin e shënoni adresën postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës Votimi Përmes Postës Posta nr. 6, Kutia Postare 351 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

    Fletëvotimin përmes postës, duhet ta dërgoni vetëm për vete apo rrethin e ngushtë familjar.

    Nëse dërgoni fletëvotime për persona të tjerë, fletëvotimet do të refuzohen! Fletëvotimi duhet të pranohet nga KQZ-ja më së largu deri më 12 shkurt 2021.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!