Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri ka marrë kredi prej 450 mijë euro, për siç ka thënë ai, blerjen e një shtëpie banimi, vlera e së cilës është 860 mijë euro.
Në Agjencinë Kundër Korrupsion, Bahtiri ka deklaruar se ka marrë kredi për pagesën e shtëpisë të cilën e ka blerë më 2008, raporton Insajderi.
Përveç shtëpisë së banimit me vlerë gati milionëshe, kryetari i Mitrovicës Jugore ka deklaruar edhe tri shtëpi të tjera dhe një tokë bujqësore, të deklara si pronë të përbashkëta me familjen e tij.
Ai ka deklaruar se mban edhe 10 mijë euro para të gatshme në institucione bankare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.