Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka bërë të ditur se ky subjekt politik do t’i ndërmarrë të gjitha rrugët ligjore pas mos certifikimit të listës së kandidatëve për deputet nga KQZ-ja.
Ai në një konferencë për media ka thënë se beson që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe Gjykata Supreme do të ndryshojnë këtë vendim të KQZ-së.
“LVV-ja do t’i përdorë të gjitha rrugët ligjore, do të veprojmë sipas rrugës së Kushtetutës që është në dispozicion. KQZ-ja nuk ka kërkuar nga ne të bëjmë ndërrime të emrave të kandidatëve, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) nuk merr vendime vetëm i ofron KQZ-së informata si të veprohet për personat që kanë çfarëdo dënimi të plotfuqishëm nga një gjykatë në Kosovë”.
“Ne nuk mendojmë, por jemi të bindur që LVV-ja do të garojë më 14 shkurt, si subjekt që do t’i fitojë zgjedhjet. Besoj se PZAP dhe Gjykata Supreme do të vendosin në favorin tonë sa i përket mos certifikimit të listës”.
“KQZ-ja në krye me Valdete Dakën ka treguar anshmërinë dhe përkushtimit që të jenë në dispozicion të PDK-së dhe LDK-së”, ka thënë Kurteshi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.