×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kurti prezanton aderimin e ri në VV

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 16:12

    Kaltrina Maloku i është bashkuar së fundi Lëvizjes Vetëvendosje.

    Këtë e ka bërë të ditur vetë lideri i VV-së, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Kurti njofton se Maloku është nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë dhe ka filluar studimet e doktoratës në Unviersitetin Grenoble Alpes në Francë, ndërsa stuimet master në drejtimin e matematikës së aplikuar në shkencat klimatike dhe të mjedisit i ka përfunduar në Université Claude Bernard Lyon 1 të Francës.

    Ky është njoftimi i plotë i Kurtit:

    Me prejardhje është nga fshati Samadrexhë i Vushtrrisë dhe tash i ka filluar studimet e doktoraturës në Université Grenoble Alpes në Francë. Kaltrina Maloku, 24 vjeçare, e ka temën në matematikë të aplikuar në hidrologji, me fokus zhvillimin e një modeli stokastik që simulon temperaturën dhe reshjet atmosferike. Ajo u anëtarësua dje në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, me ç’rast e mirëpritëm bashkë me nënkryetarin e komunës së Vushtrrisë dhe kandidatin tonë për deputet të Kuvendit, Besim Muzaqin.

    Studimet e nivelit master në drejtimin e matematikës së aplikuar në shkencat klimatike dhe të mjedisit Kaltrina i ka përfunduar në Université Claude Bernard Lyon 1 të Francës.

    Kaltrina, si shumë të rinj të tjerë, presin qe qeverisja jonë të jetë e mirë e të punojë për qytetarët e vendin, që edhe atyre t’ju krijohen mundësitë që të kthehen në Kosovë e kontributin e tyre ta japin këtu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!