Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shpalosur programin qeverisës për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt.
Kurti në mes të shumë premtimeve ka thënë se pushimi i lehonisë do të jetë 12 muajsh dhe do të ndahet në mes të dy prindërve.
“Duhet ta ndajnë të dy prindërit pushimin e lehonisë (12 muajsh) dhe shteti do ta ndajë barrën bashkë me ndërmarrjet përkatëse. Ne ende nuk kemi vendosur pagesën sepse na duhet një dialog me sindikatat dhe ndërmarrjet”, tha Kurti në RTV Dukagjini.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.