Kreu i Qeverisë në detyrë, Avdullah Hoti është pyetur sot për deklaratën e kreut të LVV-së, Albin Kurtit që tha mbrëmë se do t’i shqyrtojë të gjitha vendimet e këtij ekzekutivi nëse emërohet në krye te Qeverisë pas zgjedhjeve.
Këto deklarata Hoti i ka quajtur vetëm fiksion, derisa shton se Kurtit nuk do t’i vie shanca që të marrë pushtetin.
“E para është vec fiksion i tij, s’ka me i ardhë shanca asnjëherë atij për të marrë pushtetin, ne njëherë ja kemi dhënë pushtetin, edhe dy herë e ka shkel Kushtetutën, më nuk do t;ia japin mundësinë qytetarët që ta marrë pushtetin”, ka thënë ai.
Kryeministi në detyrë ka thënë se vendimet e tij janë të rëndësisë shtetërore.
“Vendimet që i kam marrë unë janë vendime të rëndësisë shtetërore, tash imagjino nëse mund të kontestohet marrëveshja e Uashingtonit, ose vendimet për të vendos rend e ligj, ose vendimet për të shkakruar drejtorin e Policisë, të cilit ai i ka lëshuar mirënjohje e që më vonë shkoi në PDK. Të gjitha këto janë parulla për fushatë pa asnjë përmbajtje”, ka deklaruar Hoti
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.