Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren është gjobitur me 2 mijë euro nga inspektorati për shkak të shkeljes së masave anti-COVID në tubimin e mbajtur të premten në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”.
Drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Edon Muçaj ka njoftuar për gjobitjen e këtij subjekti politik përmes rrjeteve sociale.
“Në bazë të Ligjit 07/L-006 dhe Vendimeve të Qeverisë jemi të obliguar të veprojmë për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës! 2,000 euro gjobë për subjektin politik LDK”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se fushata zgjedhore ka nisur të mërkurën dhe do të përfundojë më 12 shkurt, kurse qytetarët do t’iu drejtohen kutive të votimit më 14 shkurt.
Në garë për kryeministër janë katër kandidatë: Albin Kurti nga Vetëvendosje, Avdullah Hoti nga LDK, Enver Hoxhaj nga PDK, Fatmir Limaj nga NISMA.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka kandidat për kryeministër, por kreu i saj Ramush Haradinaj është kandidat për president. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.