Liderët politik kosovar kanë uruar për krijimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut e cila në 100 ditët e fundit të mandatit, kryeministri do të përzgjidhet nga partia e udhëhequr nga Ali Ahmeti, shkruan Reporteri.net.
Partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim do të marrë postin e kryeparlamentarit në Maqedoninë e Veriut në mandatin e ri, është bërë e ditur pas zyrtarizimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lidhjen Social-Demokrate, shkruan Reporteri.net
Pas zyrtarizimit, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka bërë të ditur se në 100 ditët e fundit të mandatit, kryeministri do të përzgjidhet nga partia e udhëhequr nga Ali Ahmeti.
Në urimin e presidentit të Kosovës thuhet se shqiptarët janë janë faktor të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriun dhe në tërë rajonin tonë.
“E mirëpres arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në shtetin tonë fqinj, Maqedoninë e Veriut. Partnerëve të koalicionit qeverisës u uroj suksese në përgjegjësitë e tyre institucionale dhe në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje me perspektivë të qartë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Shqiptarët janë faktor të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriun dhe në tërë rajonin tonë”, ka shkruar Thaçi.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/4193776637359330
Për Qeverinë e re ka uruar edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut po bëhet me qeveri.
“Uroj liderët e koalicionit për marrëveshjen e arritur, duke shpresuar në suksesin e tyre drejt rrugës euroatlantike. Shqiptarët po marrin përgjegjësitë që iu takojnë dhe roli i tyre po avancohet, fatkeqësisht jo në masën sa do të ishte, sikur të ishin të bashkuar në qeverisje”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1999965793461158
Edhe kreu i Partisë Demokratikë të Kosovës Kadri veseli ka thënë se Ali AHmeti po i përfaqëson më së miri interesat e shqiptarëve në Maqedoni.
“Marrëveshja e sotme e fituesve të zgjedhjeve, BDI dhe LSDM, është sukses i madh i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri i parë shqiptar në shtetin fqinj e bën të veçantë dhe historike këtë marrëveshje. Urimet e mia dhe të PDK-së për sjelljen e votuesve shqiptarë në këto zgjedhje, si dhe për BDI-në e Ali Ahmetin që po vazhdojnë t’i përfaqësojnë më së miri interesat e shqiptarëve atje”, ka shkruar Veseli.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1673797172795482