×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Limaj u kërkon britanikëve që të përfshihen në dialogun Kosovë-Serbi

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 13:36

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj sot ka pritur në takim delegacionin britanik të kryesuar nga Andreë Page, shef i Departamentit për Ballkanin Perëndimor si dhe Susan Laffey, zyrtare e Lartë e Sektorit të Analizës në Zyrën për Punë të Jashtme.


    Limaj është shprehur se mysafirëve nga Britania e Madhe ua ka prezantuar idenë e përfshirjes së shtetit mik në dialogun Kosovë-Serbi.

    “Për Kosovën është shumë me rëndësi përfshirja sa më e madhe e Britanisë në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo i jep kredibilitet dhe siguri procesit”

    Kryetari i NISMA-s ka thënë se bashkërisht u pajtuan që dialogu mes dy vendeve është i paalternativë dhe se duhet gjetur rrugë deri tek arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes dy vendeve që për epilog do të ketë njohjen reciproke.

    Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!