Lumir Abdixhiku, kandidat për deputet nga LDK, ka thënë se në Lëvizjen Vetëvendosje ka gjithçka.
Ai ka thënë se brenda VV-së ka LDK, PDK, islamistë e kategori tjera.
“Po tentohet të krijohet një mini LDK, një mini PDK, më pas demokraistian, islamistë, anarkista, marksista, gjithçka, më pas ka një Lëvizje që i bën gjithë bashkë”, ka thënë Abdixhiku në T7, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se LDK-izëm e Rugovizëm brenda VV është kundërthënie.
“LDK nuk mund të jetë nën ombrellën e VV-së”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë më tej se Vjosa është në VV, e Lumiri është në LDK. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.