Qeveria e Maqedonisë së Veriut nesër do ta shqyrtojë rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për hapjen e kufijve me shtetet e rajonit, përfshirë Kosovën, duke lejuar hyrjen pa test PCR.
Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
“Të martën do ta sjellim edhe këtë vendim, bëhet fjalë për iniciativë rajonale, nuk është e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sepse rajoni është i vogël ndërsa numrat përafërsisht janë të njëjtë. Sigurisht që do të sjellim vendim në Qeveri, debati është kualitativ të gjithë kërkojnë që të kihet kujdes, do të ndihmoj edhe në aspektin ekonomik. Fakt është se të gjithë jemi të frikësuar nga numrat që po rritën në gjithë botën, në rajonin tonë, në të gjithë Evropën, ndërkohë që sigurisht që duam t’i respektojmë edhe njerëzit kompetent (profesionistët) siç është Komisioni për Sëmundje Infektive. Një iniciativë të këtillë, ku veç kemi Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën që janë të hapura, po presim përgjigje edhe nga Serbia dhe Bullgaria. Në shikim të parë Komisioni është pozitiv rreth këtyre çështjeve, do t’i jep edhe argumentet e saja para Qeverisë përmes ministrit Venko Filipçe, të martën në seancën e rregullt të Qeverisë, ku qeveria gjithsesi do të sjell vendim. Ne nuk dëshirojmë që të jemi të izoluar nga rajoni, në rast se rajoni është i hapur atëherë duhet dhe ne, rajoni është i vogël, jemi të lidhur me rajonin edhe në aspektin shëndetësor edhe në atë ekonomik. Ashtu që në radhë të parë jemi pozitiv kur vet profesionistët e shëndetësisë japin sugjerime, por gjithsesi duhet ta potencoj se ato sugjerime do të jenë po udhëtime pa PCR por vetëm kur është e domosdoshme. Madje themi se edhe prej shtëpie të dilet vetëm kur është më se e domosdoshme dhe duke pasur kujdes në zbatimin e të gjitha masave dhe protokolleve”, deklaroi Zaev raporton “Alsat-M’.