×
  • Lajme
  • -->
    Pa kategori

    Me veturë zyrtare, gjiro vikendeve nëpër autostrada

    Reporteri
    05 Gusht 2019 | 12:24

    Keqpërdorimi veturave zyrtare po vazhdon në vendin tonë.


    Jo rrallë herë ato i shohim të parkuara vend e pa vend, personat zyrtar duke thyer rregullat e komunikacionit, por edhe duke bartur gjëra ushqimore për nevoja personale.

    Ndërsa, shfrytëzimi i tyre po vazhdon edhe gjatë ditëve të vikendit.

    Në këtë video të shpërndarë në rrjete sociale, mund të shihni se si vetura me targa zyrtare mbrëmë (e dielë) ka qarkulluar në orët e vona në magjistralen Pejë- Prishtinë.

    Kujtojmë se javë më parë kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni, i cili kishte keqpërdorur veturën zyrtare në një ditë vikendi, madje i njëjti kishte vendosur këmbët lartë duke u çlodhur.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!