×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Memli Krasniqi takon të rinjtë, prezanton planin e Rimëkëmbjes

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 17:06

    Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, njëherësh kandidat për deputet me numër 5 ka takuar sot qindra të rinj nga qytete të ndryshme, me të cilët ka bashkëbiseduar për planin e PDK-së për Rimëkëmbjen e rinisë.


    I shoqëruar nga kandidati për deputet, Mërgim Lushtaku, nënkryetari i PDK ka thënë se të rinjtë gjithmonë janë mbështetur dhe do mbësgteten nga qeverisja e PDK-së.

    Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se para të rinjve ka shpalosur programin e PDK-së për Rimëkëmbjen e Kosovës.

    “Bashkë me kolegun dhe mikun tim, Mërgim Lushtaku, sot bashkëbiseduam me të rinj nga vende të ndryshme të Kosovës, para të cilëve shpalosëm programin e PDK për #Rimëkëmbje të shtetit tonë.”, ka shkruar Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!