×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Milaim Zeka: Premtimi i Kurtit për pushimin e lehonisë i parealizueshëm si ai i Haradinajt për bashkim kombëtar

    Reporteri
    03 Shkurt 2021 | 23:06

    Gazetar Milaim Zeka ka ironizuar me premtimin e kandidatit të VV-së për kryeministër, Albin Kurti, për pushim 12 muajsh të lehonisë duke iu referuar ish-kryeministrit Kurti si lider shpirtëror i tij.


    Madje këtë premtim Zeka e vlerëson si të parealizueshme.

    “Lideri shpirtëror i ynë, Albin Kurti, ka thënë se do t’i jap 12 muaj pushim me pagesë për çiftet që bëhen prindër. Një gjë e tillë është aq e parealizueshëm sa ideja e Ramush Haradinajt për bashkim kombëtar”, tha Zeka në emisionin Politico të Kanal 10, shkruan Reporteri.net.

    Por, ndaj Zekës reagoi Dardan Islami, kandidat për deputetë nga radhët e AAK-së.

    “Haradinaj nuk kërkon bashkim kombëtar, por bashkim me Shqipërinë.”, reagoi Dardan Islami.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!