Zukë Ahmeti tregon përvojën e tij me klientët. Ai nuk e kishte ndalur punën as kur i kishte vdekur babai.
E kishte përcjellur me kujdes babanë e tij teksa rregullonte televizorët.
Pak nga pak, Zuka Ahmeti, pervetësoi aftësitë dhe tash janë bërë 45 vjet që është mjeshtër i televizorëve.
Përkundër që ishte shumë i lidhur me të atin, Ahmeti ishte detyruar që natën kur babai i tij ndërroi jetë, të mos e ndalte punën.
Kjo pasi, mu atë natë festohej ndërrimi i motmoteve, andaj Ahmeti nuk donte që në ditë feste ti linte keq klientët e tij.
E prishja e televizorëve në prag të Vitit të ri ishte pothuajse e zakonshme në familjet shqiptare.
Madje një nga klientët e Ahmetit, e kishte përjetuar një situatë të tillë.
Por, sipas Ahmetit, tani qytetarët nuk përballen me probleme të tilla.
E duke qenë se llojet e reja të televizorëve kanë formë me ndryshe prej atyre në vitet e paraluftës, Ahmeti thotë se është lehtësuar puna.
Megjithatë, fitimi për punën qe bën ishte më mirë atëherë pasi edhe mjeshtrit ishin më të paktë.
Ndërkaq me hapjen e dyqaneve që ofrojnë edhe servisimin e televizorëve, puna thotë se ka rënë, megjithatë nuk e ka ndërmend që të tërhiqet nga profesioni që ia kushtoi 4 dekada e gjysmë të jetës së tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.