Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, mbrëmë gjatë një interviste sulmoi krerët e partisë së saj, disa prej të cilëve edhe i “kërcënoi”.
Gjatë kohës së intervistës, ka reaguar edhe nëna e Arban Abrashit, doktoresha e QKUK-së Preveza Abrashi, shkruan Reporteri.net.
Ajo e ka quajtur Vjosa Osmanin tradhtare, duke nënkuptuar madje edhe “revoltën” që Osmani pati pasur kohë më parë brenda LDK-së.
“Njëherë tradhtare, gjithmonë tradhtare”, ka shkruar nëna e deputetit të LDK-së.
Komentet nuk kanë qenë të pakta, e gjithashtu as përkrahja përmes “like”. Madje, ndër ta ka edhe deputetë të partive të tjera. Valdete Idrizi e PDK-së dhe Jahja Kokaj i VV-së e kanë pëlqyer postimin ku Osmani quhet tradhtare.
Sidoqoftë, Arban Abrashi ka qenë i ashpër gjatë kohës kur po votohej rrëzimi i Qeverisë, duke akuzuar VV-në se ka dashur ta dëmtojë LDK-në, e të kundërtën e bënte Vjosa Osmani, e cila votoi kundër mocionit./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.