×
  • Lajme
  • -->
    Pa kategori

    Një fëmijë rrahet nga bashkëmoshatarët në oborrin e shkollës në Pejë, flet zv.drejtori

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 22:00

    Nuk është hera e parë që ndodhë, por padyshim se pamjet e publikuara së fundi të bëjnë të mendosh se çfarë gjëra aspak të hijshme ndodhin nëpër shkollat tona.


    Një grup bashkëmoshatarësh shihen teksa godasin me grushte e shqelma një fëmijë tjetër, në oborrin e shkollës teksa ai përpiqet të mbrohet dhe të ikën nga sulmet fizike që po i bëheshin.

    Video të ndryshme janë publikuar së fundi ku shihet qartë rrahja që i bëhet këtij fëmije, pikërisht në oborrin e shkollës ‘7 Shtatori’ në Vitromiricë të Pejës, raporton Indeksonline.

    Paraqitjen e këtij rasti në polici e bëri nëna e fëmijës i cili u rrah nga bashkëmoshatarët e tij, teksa nga Policia e Kosovës për Rajonin e Pejës kanë deklaruar se njësitë përkatëse të policisë janë marrë me hetimin e këtij rasti të ndodhur të enjten, por i raportuar të shtunën.

    “Ankuesja, me 21.12.2019 ka raportuar se, me datën e cekur në oborrin e Shkollës fillore, është sulmuar fizikisht i biri i saj (fëmijë), nga disa nxënës të së njëjtës shkollë. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor”, u tha nga Policia e Kosovës për Rajonin e Pejës.

    Indeksonline ka kontaktuar zv/drejtorin e kësaj shkolle, Xhavit Gashi i cili ka thënë se tashmë ky rast është mbyllur.

    Gashi ka deklaruar se janë marrë masa ndëshkuese për fëmijët të cilët sulmuan viktimën.

    “Ky rast ka ndodhë, ka qenë një rrahje mes fëmijëve të klasës së gjashtë, janë fjalos pak. Pastaj i kemi marrë në zyre, i kemi thirr prindërit e kemi shqyrtu rastin. Fëmijët që kanë bërë problemi, i kemi ndëshku me tri ditë përjashtim nga shkolla”, ka thënë Gashi.

    Ai gjithashtu theksoi se rasti është mbyllur me polici, prindër e të gjitha.

    I njëjti shtoi poashtu se fëmija i cili u sulmua nga bashkëmoshatarët e tij është nga komuniteti boshnjak.

    Kjo gjë vërehet edhe në shkrimet mbi disa video të publikuara në internet, ku fëmija sulmohet edhe në bazë të komunitetit të tij.

    Dhuna nëpër shkolla ka qenë e pranishme ndër vite, por që institucionet në përgjithësi i kanë kushtuar pak vëmendje, edhe pse një gjë e tillë ndikon në formimin e personalitetit të secilit fëmijët që ndjek mësimet në këto shkolla të Kosovës.

    https://www.youtube.com/watch?v=EqLyXkN7ycM

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!