×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Njoftim me rëndësi nga Ministria e Infrastrukturës: Kjo rrugë do të jetë e mbyllur sot

    Reporteri
    04 Korrik 2019 | 8:14

    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të mbyllet për qarkullim të automjeteve rruga nga fshati Doganaj i komunës së Kaçanikut, deri në pjesën tek udhëkryqi për Tetovë-rruga lidhëse për Ferizaj.


    Mbyllja bëhet me qëllim të vendosjes të sinjalizimit horizontal.

    Rruga do të jetë e mbyllur nga ora 8:00 deri në orën 16:00.

    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka lutur qytetarët që t’i shmangen këtij segmenti gjatë ditës së sotme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!