×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Osmani tregon se kur vendosi t’i bashkohet listës së VV-së, thotë se bartës i listës është Albin Kurti

    Reporteri
    05 Shkurt 2021 | 21:18

    Vjosa Osmani, kandidate e Vetëvendosjes për presidente të vendit, tha se u bë bashkë me Albin Kurtin sepse kështu ia kwrkuan qytetarët, shkruan Reporteri.net.


    Osmani tha se qytetarët edhe në zgjedhjet e 6 tetorit të 2019-tës qytetarët treguan vullnetin për ndryshim.

    Ajo tha se vendosi të garojë në listën e VV-së pasi vizitoi qytetin e Podujevës.

    “Përgjatë një ecje 200-300 metra jemi ndalë të bisedojmë me 1 mijë qytetarë dhe ata kanë pasur një kërkesë të vetme. Që të gjithë njëzëri kanë qenë aq e qartë se çfarë është vullneti i pastër saqë atë natë kur jam kthyer në shtëpi nuk kam pasur dilema se cilën rrugë do ta zgjedhi”, tha Osmani, shkruan Reporteri.net.

    Tutje Osmani ka treguar se përveç vullnetit të qytetarëve, ajo u bashkua në listën e VV-së ngase nuk arriti ta regjistronte iniciativën e saj në KQZ.

    Por, u.d. Presidentja ka thënë se do vazhdojë punën në themelimin e partisë pas zgjedhje.

    Ajo nuk ka treguar as për emrin se si do ta mbajë partia e saj ndonëse tha se janë propozuar disa emra nga 112 themeluesit e iniciativës që në publik njihet si “Lista Guxo”.

    Osmani ka deklaruar se ajo nuk është bartëse e listës së VV, por Albin Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!