×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Pacolli rrëfen: Ia gjuajta dokumentet Thaçit, i mëshova tavolinës – por i kërkova falje

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 22:56

    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka folur për raportet e tij me ish presidentin, Hashim Thaçi. Mes tjerash ai kujton një moment kur i kishte përplasur dokumentat në tavolinë para Thaçit në vitin 2013.


    Pacolli në Pressing të T7 tha se ka pasë momente kur ishte i hidhëruar me Hashim Thaçin, por pastaj i ka kërkuar falje.

    “Zotri Thaçi ka qenë gjithmonë korrekt me mua. Jemi takuar shumë herë, me vullnet jemi taku. Nuk kam qenë servil i zotit Thaçi. Ka pasë momente kur kam qenë i hidhëruar me zotrin Thaçi. Një moment vjen dhe unë ia gjuaj disa dokumente përpara në tavolinë, i mëshoj tavolinës, në vitin 2013. Më vonë kam shku me kërku falje, dhe ai thotë nuk jam i hidhëruar fare”, tha Pacolli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!