×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Fytyra e Kurtit edhe në shishe të birrës, 61%

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 21:47

    Në njërën nga marketet në Kosovë, në mesin e pijeve të tjera, është radhitur edhe një lloj pije alkoolike që mban në ambalazh fytyrën e kryetarit të VV-së, Albin Kurtit.

    Ndërkaq, në pjesën e përqindjes së alkoolit, është vendosur 61%, aq sa po pretendojnë akterë të këtij subjekti politik se do i marrin në zgjedhje, shkruan Gazeta Express.

    Diçka të ngjashme para disa ditësh e kishte bërë edhe një përkrahës tjetër i Vetëvendosjes, i cili e kishte vendosur fotografinë e Kurtit në veturën e tij.

    Kryetarit të VV-së iu pat rezervuar hapësirë edhe në hymjen e shtëpisë së një simpatizanti tjetër.

    Kurtit, përgjatë ditës së sotme, iu është bërë e ditur nga PZAP-ja se ankesa për kandidim si deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit iu është hedhur poshtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!