×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Pasi u prit me brohorima në Skenderaj, Kurti shfaqet nga Prekazi

    Reporteri
    01 Shkurt 2021 | 20:36

    Kreu i VV-së, Albin Kurti gjatë ditës ka qëndruar për vizitë në Skenderaj, ku u prit me tensione nga një grup qytetarësh.


    Pas kësaj, Kurti është shfaqur nga Prekazi bashkë me anëtarët e partisë së tij, shkruan Reporteri.net.

    Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani, ka publikuar një fotografi me kreun e këtij subjekti politik, Albin Kurti.

    “Përshëndetje nga Prekazi heroik. Vetëvendosje!”, ka mbishkruar në fotografinë e hedhur në Facebook të Mehanit.

    Kurti, përgjatë tubimit që e mbajti në Skenderaj, ruhej nga Njësia Speciale. Qytetarë të shumtë prezent afër tubimit elektoral kanë brohoritur Thaçi, Thaçi dhe UÇK.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!