Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një takimi elektoral që ka mbajtur sot në Malishevë, ka kaluar kufijtë e korrektësisë, duke e goditur politikisht dhe me lajme të rrejshme Kryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj.
Limaj është shërbyer me një fake news të rrjeteve sociale, për të bërë fushatë kundër Hoxhajt, pasi që PDK kishte vendosur të mos garonte në zgjedhjet e 14 shkurtit në koalicion me Nismën, por që ta ruante identitetin e saj.
“Në kohën kur unë se bashku më bashkëluftëtarë të mi dhe tjerë luftonim për lirinë e Kosovës, Enver Hoxhaj nga Vjena thoshte se do të kërkojë azil në Beograd, nëse UÇK e fiton luftën. Prandaj, i ftoj të gjithë bashkëluftëtarët e mi që të mos e votojnë dikë i cili më dëshirë do të kërkonte azil në Beograd sesa të shihte fitoren e UÇK-së”, ka thënë Limaj.
Kjo deklaratë e Fatmir Limajt për Enver Hoxhajn lidhur me UÇK-në është një fake news i shpërndarë në Facebook, me qëllim për ta goditur Hoxhajn, i cili po e drejton PDK-në pas shkuarjes në Hagë të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, dhe me qëllim për ta konfuzuar elektoratin e PDK-së si trashëgimtare të UÇK-së.
Enver Hoxhaj tash e 20 vjet është ndër bashkëpunëtorët më të afërm të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, me të cilët ka punuar për pavarësinë dhe shtet-ndërtimin e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.