×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Plagosi me armë zjarri një person, arrestohet 35-vjeçari në Mirditë

    Reporteri
    16 Maj 2020 | 10:42

    Prangoset një 35-vjeçar në Mirditë, pasi ka kanosur me armë zjarri një shtetas.


    Ai ka e kërcënuar se do ta vriste, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë ëhstë ndalaur përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit.

    Shtetasi E. Sh., 35 vjeç, banues në Nderfane, Mirditë, akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shkatërrim prone”.

    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas njoftimit të marrë se në Rrëshen, Mirditë, kishte konflikt mes dy shtetasve, ku një prej tyre kishte dhe armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kontatuan se: Shtetasi E. Sh., pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me shtetasin V. P., i kishte thyer xhamin e makinës këtij shtetasi dhe po e kërcënonte me armë zjarri për ta vrarë” – informon policia.

    Në momentin që policia janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi E. Sh. është larguar me shpejtësi, por nuk ka mundur dot të largohet pasi është kapur pas disa minutash ndjekjeje.

    Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën armën e zjarrit pistoletë me të cilën ky shtetas kishte kanosur për vrasje shtetasin V. P.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!