Policia e Kosovës është treguar e ashpër me disa punëtorë që kishin zgjedhur të merrnin nga një kafe “take away” në kohën e pauzës.
Ata morën të dhënat e disa personave për t’u kontaktuar më pas nga Inspektorati Sanitar, i cili do të shqiptojë cmimin e gjobës, shkruan Reporteri.net.
Në videot e siguruara nga Reporteri.net, shihen Policia e Kosovës teksa bisedojnë dhe dënojnë disa qytetarë, ndërkohë që një prej tyre ankohet pasi, sic thotë ai, ka dalur në pauzë për të marrë një kafe.
“Unë quhem Alban Halilaj, para dy minutave më dënoi Policia, edhe pse e kom lejen e punës, më dënoi Policia pse u ndala me marrë një kafe gjatë pauzës”, thotë ai.
I pyetur se cka i thanë Policia Halilaj thotë se “nuk e ki kohën për me dalë, orarin nuk e ke respektu”.
“Na shkrujtën gjobën, na thanë që me numër të telefonit ju thirrim dhe inspektori sanitar ju njofton për gjobën”, shton Halilaj.
Ndërkohë, vlen të theksohet se Policia e Kosovës janë fokusuar në disa rrugë të qendrës dhe po dënojnë qytetarët, ndërkohë që më në periferi të qytetit në kafene po ulen njerëzit dhe po qëndrojnë nëpër tavolina./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.