×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Policia në kontrollë rutinore në rrugën “B”, i gjen një personi armë zjarri

    Reporteri
    11 Prill 2023 | 17:09

    Policia e Kosovës gjatë një kontrolle rutinore në rrugën “B”, i ka gjetur një personi një armë zjarri dhe një thikë.

    “Sot rreth orës 13:00, nga zyrtarët e Njësitit për Reagim të Shpejtë të Rajonit të Prishtinë, është shoqëruar në stacion një person dhe janë sekuestruar një armë zjarri, pesë fishekë dhe një thikë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Sipas policisë, personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!