Presidenti Hashim Thaçi ka konfirmuar se ka aterurar në Aeroportin e Tiranës para pak minutash.
Ai ka thënë se të dielën në mbrëmje do të drejtohet nga zyra e tij lidhur me zhvillimet pas ngritjes së aktakuzës, shkruan Reporteri.net.
“Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara”, ka shkruar ai në Facebook.
Presidenti Hashim Thaçi, tre ditë më parë, ishte nisur drejt Shteteve te Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në takimin që ishte planifikuar atje së bashku me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe që ndërmjetësohej nga emisari Richard Grenell.
Por, ndërsa ndodhej në avion, ndaj tij është ngritur aktakuza nga Zyra e Prokurorit Special. Kjo e detyroi Presidentin që të ndërpriste udhëtimin dhe të vendoste kthimin në Kosovë, por vetëm pas tre ditësh ai mbërriti në Tiranë për të udhëtuar më pas drejt Kosovës.
Pak më herët para mbërritjes në Tiranë ai pati një reagim të shkurtër kur tha se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.