Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, ka thënë se lista e VV-së ka mundësi t’i fitojë 64 deputetë. Madje Konjufca tha se kështu e thonë edhe sondazhet.
“Është e mundshme që lista e VV-së të marrë 64 deputetë. Nuk po flasim në hava, por ka sondazhe të bëra për këtë punë”, tha Konjufca, shkruan Reporteri.net.
Konjufca theksoi se zgjedhjet e 14 shkurtit është votë edhe për presidentin e ardhshëm të Kosovës.
“Një pjesë e popullit do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente. Besoj se ajo do të ishte një president e mirë”, tha Konjufca në Primetime të Kanal 10, shkruan Reporteri.net.
Sipas Konjufcës lista e VV me Vjosa Osmanin pas zgjedhjeve do të krijojë stabilitet politikë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.